Pas Kembrixhit, tani është radha e Oksfordit. Disa prej universiteteve më të mira në planet e festojnë në mënyrë të shfrenuar përfundimin e shkollës.

“The Sun” ka publikuar disa foto nga festa e studentëve të Oksfordit. Një ish-studente ka rrëfyer për gazetën se çfarë ndodh brenda këtyre festave.

Ajo tha se ato janë të mbushura me orgji dhe drogë. Sipas saj, drogën e kalojnë nga goja në gojë. Vajza të bukura, që nuk janë studente, ftohen për këtë festë.

Zakonisht ato mbahen me zinxhirë. “Pak minuta më vonë, njerëzit nisën të bëjnë seks me të panjohur. U bë gjithmonë e më e egër skena, falë edhe lubrifikantit social, drogë dhe alkool”.

Shoqëria që organizon festën për përfundimin e provimeve është themeluar në vitin 1977 në nderim të Wrlit të Kornuollit. Ai mendohet se ka qenë i dashuri i mbretit Eduardi II.

T mobile In article [4]

Klubi ka gjashtë ‘mjeshtra’ dhe secili ka nga një shërbëtor. Ata lejohen të ftojnë deri në 30 persona në festë.

 

Global