Mali i Zi është në krizë serioze politike, ndërsa dalja e vetme nga ajo është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deklaroi nënkryetari i partisë opozitare malazeze, Aksioni i Bashkuar Reformues (URA), Millosh Konatar.
Ai në një intervistë për gazetën e Podgoricës “Dan” thotë se edhe Partisë Demokratike qeveritare të Socialistëve (DLS) i është e qartë se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme.
“Presim se për të mirën e qytetarëve dhe të Malit të Zi, do të arrihet marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare dhe për krijimin e kushteve që ato të jenë të lira dhe korrekte. Pa datë për zgjedhje nuk ka mënyrë që të zhbllokohet kriza politike në Malin e Zi”, shtoi Konatar.
Ai vlerësoi se përgjegjësia për zgjidhjen e krizës politike nuk është e opozitës, por e asaj aktuale, sipas tij “shumicës së paramenduar parlamentare, e cila e uzurpon Parlamentin”.
Opozita malazeze po e bojkoton punën e Kuvendit të Malit të Zi që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit të vjetshme në muajin nëntor.