Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjegjan”, ku  janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë

Mësohet se në pranga janë vënë Gjergj Doda 29 vjeç, Ndrecë Kola 27 vjeç, Elton Kola 34 vjeç, të tre banues në Gjegjan – Pukë dhe Gjergj Prenga 21  vjeç, banues në Kurbin

Ata janë kapur në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit , me 2 automjete,  ku me njërin ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprën penale “Prodhim  dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim ‘.