Një nuse në qytetin e Fierit në ditën më të rëndësishme të saj ka dalur të votoj me fustan të bardhë.
E reja është paraqitur rreth orës 10:30 së të dielës, në një prej qendrave të votimit pranë shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” dhe ka çuditur të gjithë komisionerët. Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyer se pikërisht në ditën më të bukur të jetës së saj, ka pasur edhe mundësinë të votojë. Pas dalies nga qendra e votimit, ajo i është rikthyer sërish ceremonisë martesore.