Pas përfundimit të numërimit të votave për deputetët, në Kavajë do të numërohen sot 84 kutitë për kryetarin e Bashkisë.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja shprehu paradite shqetësimin se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që vihet re prezencë e madhe policore.

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.

Ndërkohë që gazetari i Panorama, Leonidha Musaj, ka sjellë foto nga prezenca e Policisë pranë KZAZ-së.