Një i ri ndërmori një veprim sfidues duke shkuar në punë me pantallona të shkurtra, por kompania e ktheu mbrapsht. 20 vjeçari britanik Joey Barge, nga Buckinghamshire, për shkak të të nxehtit vendosi të “protestonte” kundër kodit të veshjes.
Kompania e cilësoi të papërshtatshme veshjen dhe e dërguan në shtëpi. Por në vend që i riu të vishte një palë pantallona për t’i qetësuar bosët e tij, 20 vjeçari veshi një fustan rozë të ndritshëm dhe u rikthye në kompaninë Call Center.
Ai mori shpejt mbështetje të gjerë në rrjetet sociale dhe kompania u detyrua të lëshonte një memo të re mbi kodin e veshjes.