Nuk ka të vdekur nga shpërthimi i cili ndodhi rreth orës 21:00 pran stacionit të trenit në Bruksel.
Policia ka qëlluar kryerësin e shpërthimit, kështu ka njoftuar prokurori.
Pas shpërthimit vendi është lokalizuar, restorantet dhe dyqanet afër stacionit të trenit janë mbyllur, por edhe qendra turistike e qytetit është evakuuar.
Sulmuesi kishte një çantë shpine të mbushur me eksploziv, njofton policia.
Deri më tani nuk është raportuar as për të lënduar, gjithashtu nuk dihet as gjendja e sulmuesit të qëlluar nga policia.