Përveç akuzave për ‘kanabizimin’ e vendit, kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se u ka bërë shqiptarëve një dëm të madh, me politikën e tij të jashtme.
“Raportet me fqinjët janë ndezur. Në një kohë kur kemi nevojë për bashkëpunim të ri, ai (Rama) riktheu një politikë arkaike, konfliktuale”, tha Vasili në “Top Story”.
“Dëm të madh i bëri shqiptarëve, raportet e një vendi që kërkojnë të hyjnë në BE janë dialogu jo konfliktet e ndezur”, shtoi Vasili.