Koreja e Veriut ka mohuar torturimin e studentit amerikan në reagimin e parë zyrtar pasi Otto Warmbier vdiq pak pasi u kthye në gjendje kome në shtëpi.
Shteti diktatorial shkeli heshtjen pasi Koreja e Jugut tha se Veriu mbante përgjegjësinë për fatin e Warmbier.
Vdekja e studentit amerikan nxiti edhe reagimin e ashpër të presidenti Donald Trump, i cili e quajti Korenë e Veriut një regjim brutal dhe tha se Wamber duhet t’i kishin bërë gjëra të tmerrshme.
“Ne i trajtojnë të gjithë kriminelët në përputhje me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare dhe Warmbier nuk ishte përjashtim’, tha një zyrtar i Koresë së Veriut.
Ai dënoi akuzat për torturë dhe akuzoi Korenë e Jugut se kishte shfrytëzuar vdekjen e Warmbier .
Studenti 22 vjeçar, vdiq në një spital amerikan të hënën pasi Koreja e Veriut e la të lirë, sipas saj, ‘për arsye humanitare’