Balerina dhe modelja e talentuar që kemi ndjekur ?do të diel në Telebingo Shqiptare, Megi Ndokaj, prej kohësh është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi.

Një prej vajzave më të pëlqyera e më familjare të rubrikës së të dielës u bë shpejt e preferuar për publikun jo vetëm për talentin në kërcim, por edhe për imazhin dhe kumunikimin e ëmbël me publikun. Prej më shumë se dy vitesh, Megi ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare”, në Televizionin Klan, por ka disa kohë që e ushtron profesionin e saj si balerinë në New York.

Sot, Megi ka qenë e ftuar së bashku me të ëmën në “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth projekteve të saj përtej oqeanit, por edhe për planet dhe premisat e së ardhmes. Por cila është nëna e saj?

Të gjithë e kemi parë edhe atë shumë herë nga ekrani dhe nuk e paskemi ditur që është Roberta Mone, koreografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë. Sot, Roberta dhe Megi folën për raportin e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën duke u ndalur më së shumti tek eksperienca e 23-vje?ares në New York.

Ishte një mundësi e mirë nga një audicion që bëhej në Amerikë, tregon Megi, dhe ishte fare rastësi që ajo konkurroi me disa punë të vetat, dhe rezultoi fituese. Pas Bachelor-it në Tiranë, shton më tej Roberta për të bijën, ajo kishte ndër mend që të vazhdonte një Master të dytë në Amerikë, por ja që iu dha mundësia e mirë me këtë mënyrë

Tani që në Amerikë po merr një eksperiencë të re në balet, Megi është shumë e kënaqur, por për familjen e saj dhe sidomos për Robertën, largimi nuk ishte ai që kishte menduar: “Në fillim më vinte mirë që Megi po hidhte hapa të sigurt për veten, më dukej gjë shumë e bukur, por pastaj kur u vendos ishte shumë e vështirë…” – tregon Roberta me emocion, ndërsa e bija, duke e parë të ëmën me kujdes si për të miratuar, shton se ajo kishte filluar të flinte dhe të zgjohej sipas orës amerikane, sepse fliste deri në 5 të mëngjesit me të dhe flinte kur flinte ajo.

Si vajzë e vetme, Megi, jo vetëm me Robertën, por edhe me të atin, ish-deputetin e njohur Jak Ndokaj, ka një marrëdhënie të ve?antë. Ata gjithmonë atë e kanë pasur si shoqe, megjithatë zgjedhja e profesionit të së ëmës nuk do të thotë që Megi është e prirur më shumë nga Roberta. Për më tepër, ajo akoma nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të jetë baleti zgjedhja e saj përfunditmare. Ajo thotë se pëlqen ?do gjë që ka të bëjë me artin, madje në Amerikë ka bërë audicione edhe për aktrim dhe e ardhmja do të tregojë se ku do të vendoset përfundimisht bukuroshja e njohur e Telebingos.