E ardhmja e Francesco Tottit nuk do të jetë në Miami. Ai që i ka mbyllur derën flamurit të Romës, i cili me sa duket është i destinuar të rrijë si verdhekuq me statusin e drejtuesit, është direkt Alessandro Nesta.

Ish-mbrojtësi, aktualisht trajneri Miamit, i intervistuar nga ‘MLSSoccerItalia.com’ në fund të ndeshjes kundër Atlanta United i përgjigjet pa diplomaci pyetjes mbi një mbërritje të mundshme të Tottit. “Totti? Ai është i Romës, unë jam i Lazios, nuk e di se ç’do një i Romës në Miami”, theksoi Nesta.