Ndërmarrja Publike Komunale “Saraj”, dëshiron të sqarojë ngjarjen jo të hijshme, ku një banorë nga fshati Gërcec ka hedhur mbeturinat pranë hyrjes së Komunës.

NPK “Saraj”, vonesat në mbledhjen mbeturinave, janë si rezultat I festës së Bajramit, ku kjo Ndërmarrje nuk ka punuar atë ditë, dhe në vazhdimësi ka ngecje një ditë në grumbullimin e mbeturinave në të gjitha vendbanimet.

Ditëve në vazhdimësi jemi duke punuar në të gjitha vendbanimet ku operojmë si Ndërmarrje Publike, dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptim nga të gjithë parapaguesit.

Global

NKP”Saraj”, sqaron se pagesa është shumë e ulët, ndërsa tereni për grumbullimin e mbeturinave është I gjerë, por punëtorët e kësaj ndërmarrje po punojnë intensivisht aq sa munden.

Shpresojmë se veprimi I këtij banori të jetë spontanë dhe jo me ndonjë prapavijë tjetër, si nxitje apo inkurajim nga individ apo struktura politike.

T mobile In article [4]

Duam të theksojmë se pagesa për grumbullimin e mbeturinave në vendbanimin Gërcec është shumë e ulët edhe atë 15 për qind, por edhe në nivel komunal është e ulët.