I kanë bashkuar forcat dhe po sjellin duet.

Dyshja, Ledri Vula dhe Young Zerka nesër në orën 14:00 do ta lansojnë këngën e tyre të re të titulluar ‘Nona’.

Këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi përmes një fotoje të hedhur në Instagram.

E nga fotoja shihet se ky projekt muzikor është finalizuar edhe me klip nga Entermedia.

Se cila është ‘Nona’ që do t’i këndojnë ata, presim ta shohim nesër.