Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, vetëm pak ditë më parë mbajti një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Mbi 100 mijë qytetarë ishin të pranishëm në shesh për të dëgjuar përformancën e reperit më të suksesshëm të viteve të fundit dhe labelit O.T.R, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në këtë koncert, shkruan Syri.net.

Përveç injorimit të Encës në mes të sheshit “Skënderbej”, së fundmi Noizy ka tërhequr vëmendjen e medieve me një fotografi të publikuar në profilin e tij personal në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet mikut të tij Varrosi, ndërsa mbishkrimi i saj është “Varrosi OTR, Kambisti”.

Por vëmendjen më të madhe në fakt e kanë rrëmbyer disa tufa me para, të cilat ndodheshin mbi tavolinë. Noizy është i njohur për jetën e luksoze, por nuk dihet këto tufa me para u fotografuan aty aksidentalisht apo u vënë aty për të demonstuar pasurinë e tij të majme.