Një sërë tërmetesh mbrëmë dhe në mëngjes sërish e goditën rajonin e Ohrit.
Tërmeti i parë, sipas informatave nga Qendra sizmologjike mesdhetare evropiane, është regjistruar në orën 02:37 me magnitudë prej 3 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra ka qenë në 8 kilometra në lindje të Ohrit në thellësi prej 5 kilometra.
Dridhja e dytë ka ndodhur në orën 4:25. Ai ka qenë ma magnitudë prej 2,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër 5 kilometra në lindje të Ohrit, në thellësi prej 2 kilometra.
Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 4:41. Ka qenë me magnitudë prej 3 ballësh sipas Rihterit, me epiqendër 8 kilometra në lindje të Ohrit në thellësi prej tre kilometra.
Tërmeti i fundit nga seria e tërmeteve nga ndodhur në orën 08:34. Tërmeti ka qenë me magnitudë prej 2,7 ballësh, gjithashtu, me epiqendër në afërsi të Ohrit.
Tërmetet nuk shkaktuan kurrfarë dëme materiale, por në mënyrë plotësuese i shqetësuan banorët e Ohrit dhe vendbanimet e rrethinës, të cilët tanimë disa ditë janë dëshmitarë të dridhjes së tokës.
Ekspertët e sizmologjisë vlerësojnë se bëhet fjalë për ridistribuim të tendosjes së forcave në rajonin aktiv sizmik. Njëkohësisht ata bindin se nuk duhet të priten tërmete me magnitudë më të madhe, nga atje që me secilin tërmet të kaluar humbet potenciali për dridhje më të madhe.