Jo shpesh mund të shohim një peshkaqen kaq afër, por kur ndodh, të gjithë nxjerrin celularët dhe fillojnë ta filmojnë.
Të paktën kjo ka ndodhur në Meksikë, ku një peshkaqen ka dalë shumë pranë bregut duke lënë gojëhapur pushuesit.
Në videot e postuara në rrjetet sociale, peshkaqeni i madh shihet duke notuar në vetëm 3 metra ujë.
Ai duket peshkaqeni i bardhë duket se është i lënduar. Videoja është xhiruar në një zonë të largët të Meksikës, e famshme për bukurinë e saj natyrore./SYRI.net/