Disa njerëz janë qëlluar nga një burrë i cili ishte veshur me bluzë mjeku në spitalin e Nju Jorkut. Mediat lokale raportojnë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Personi i armatosur në spitalin Bronx Lebanon ishte veshur me bluzën e doktorit kur kishte qëlluar të paktën 3 persona.

Shumë njerëz janë brenda spitalit me frikë pasi sulmuesi nuk është kapur ende.

Sulmuesi dyshohet të jetë një ish-punëtor i spitalit.

Dyshohet se ai është mbyllur në një dhomë të spitalit.