Një person e ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore në gjithsej 12 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Shtatë nga aksidentet kanë kaluar vetëm me dëm material.

Dje nga ana e policisë së trafikut janë gjetur një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 11 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 25 automjet të parkuara në mënyrë jo të drejtë.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 72 automjete