Një gjyqtar amerikan pezullon për dy javë dëbimet e shtetasve irakianë nga SHBA-ja, duke vlerësuar se ata rrezikojnë të torturohen apo të vriten në rast kthimi në vendet e tyre të origjinës.

Një gjyqtar federal Mark Goldsmith zgjeroi sot fushën e një vendimi të mëparshëm që nuk përfshin veçse të krishterët kaldeasë të Irakut të arrestuar në mesin e qershorit gjatë një kontrolli të policisë së imigracionit (ICE) në Miçigan (veri), duke përfshirë rrethin e komunitetit irakian të rajonit të trazuar.

Gjyqtari në Gjykatën e Miçiganit saktësoi se vendimi i bërë publik të hënën pezullon përkohësisht procedurat e dëbimit kundrejt 1.444 personave, përfshirë në Shtetin Tenerese (jug) dhe Meksika e Re (jug-perëndim), ku 85 shtetas duhet të kthehen nga SHBA duke nisur nga e marta.

Vendimi i tij vjen në momentin ku qeveria federale pritet të ndalojë shtetasit e gjashtë shteteve me shumicë myslimane për të hyrë në territorin amerikan, pas hyrjes pjesërisht në fuqi dje nga ana e Gjykatës Supreme të dekretit anti-imigracion mjaft i diskutueshëm i presidentit Donald Trump.