Mundësitë për përparimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes projekteve të përbashkëta shkencore hulumtuese nga sfera e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilët kanë rëndësi kombëtare, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm mes ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinksa dhe përfaqësuesve të Fakultetit të Sigurisë,  të udhëhequr nga dekani dr. Nikolla Dujovski.

Në takim, informojnë nga Kabineti i Shekerinskës, është theksuar se për Ministrinë është e mirëseardhur ekspertiza nga anëtarët e bashkësisë akademike me qëllim të përshpejtimit të proceseve reformuese në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Fakulteti i Sigurisë kanë bashkëpunim disashekullor, i cili në periudhën e ardhshme në mënyrë shtesë do të intensifikohet.