Deputeti i NISMA-së për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se i qëndrojnë prapa fjalës që ia kanë dhënë Ramush Haradinajt, se do ta mbështetin për postin e kryeministrit në çdo variant.

“Ramushi e di a i ka numrat, ai është i nominuari qe dy vjet dhe ne  qëndrojmë në atë që kemi thënë. Pas certifikimit përgjegjësia e të nominuarit të PAN-it do të jetë realizimi i formimit të qeverisë. Përndryshe ne si NISMA do ta mbështesin Haradinajn për kryeministër, në çdo variant i qëndrojmë prapa”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Berisha ka thënë se nuk mund të jap qëndrim tash nëse në të ardhmen krijohen rrethana të reja për formimin e qeverisë. Por ai ka siguruar se do ta mbështesin Haradinajn çka do që ndodhë.

“Për çka me lshu pe. Për rrethanat që mund të krijohen nuk mund të flas pa u krijuar. Ne qëndrojmë prapa asaj që ne e kemi kërkuar besimin e qytetarëve dhe për këtë NISMA ka 40 për qind ngritje. Mbështetja e NISMA-s me kërkesën që Ramushi të jetë kryeministër, tash çka mund të ndodhë pas Bajramit. Sipas sloganin tonë “Ne e mbajmë fjalën”, ka thënë Berisha./Lajmi.net/