Mbrëmë, në ora 1 e 40 minuta pas mesnate në aeroportin e Shkupit është arrestuar personi D.N. (56) nga Morana. Gjatë kontrollit të pasaportës, para se të ngjitet në aeroplan për të udhëtuar jashtë Maqedonisë, policia ka konstatuar se D.N. figuron në listën për “arrest”, transmeton Gazeta Lajm. Pasi është arrestuar, në ora 2 e 50 minuta është dërguar në stacionin policor Gazi Babë, prej ku është transferuar në burgun e Idrizovës.