Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, deri në fund të javës do të arrijë në Shkup, mëson RTVM nga burimet në Uashington.

Siç raportohet ndërmjetësuesi Metju Nimic nuk do ta vizitojë Athinën, por vetëm Shkupin, ndërkaq është paraparë që të takohet me kreun e shtetit.

Ndryshe, në një intervistë për një gazetë greke, ai tha se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë në agjendë të lartë të Qeverisë së re.