Të intesifikohet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Sllovenisë dakorduan sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Lupço Nikollovski dhe ambasadori slloven Milan Jazbec.

“Duke iu falenderuar mbështetjes së plotë politike që Sllovenia ia jep Maqedonisë, ministri Nikollovski e potencoi edhe nevojën për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit në dikasterin e bujqësisë. Për momentin, theksoi Nikollovski, fokusi ynë është kahëzuar ndaj këmbimit të përvojave në tri zona edhe atë rreth shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga fondet parainkuadrues evropian – IPARD. zhvillimin rural dhe nxitjen e takimeve dypalëshe në faristëve”, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Ambasadori Jazbec e shfaqi gadishmërinë e Sllovenisë që të vazhdojë edhe ta mbështesë vendin tonë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe e ftoi ministrin Nikollovski në Forumin e ministrave evropian të bujqësisë dhe të Kinës i cili duhet të mbahet në gusht të këtij viti në Slloveni. Në suaza të këtij forumi është paraparë edhe mbajtja e panairit bujqësor ku është siguruar edhe stendë falas për prezantimin e kompanve të Maqedonisë para vizitorëve të shumtë të huaj dhe vendor.