Ngrënia e insekteve nuk është problem për aktoren Nicole Kidman.

“Puna e parë profesionale që kisha ishte një film që  realizova. Isha 14 vjeçare, derisa si pjesë e rolit më duhej të haja krimba që jetojnë në tokë e që kanë një ngjyrë të bardhë si qumështi. I hëngra vërtetë”, ka thënë ajo në një intervistë për revistën W.

Madje fituesja e çmimit Oscar ka treguar se nuk e kishte problem një gjë të tillë.

“Doja t’i haja këta krimba, isha e ngazëllyer ta bëja një gjë të tillë. Unë mendoj se jam një nga njerëzit që mund të mbijetojë kudo, mund të ha çkado. Në fakt, ky është talenti im i fshehur. Më jepni çfarëdolloj insekti dhe unë e ha. Më jepni edhe ndonjë marimangë, e ha edhe atë. Në fakt, e kam provuar, jam tip avanturier”, ka thënë Kidman.

Ndoshta, një ditë, Kidman dhe aktorja tjetër Angelina Jolie që është shfaqur duke bërë një veprim të tillë mund të takohen për një “drekë”.