Roza nuk perëndon, por i jep jetë të re flokëve bjond që shkojnë drejt portokallisë me maja të kuqe.

Flokët i vjedhin perëndimit reflekset e zjarrta të verës dhe kjo është bërë menjëherë një tendencë.

Nuk shkatërrohet asgjë, gjithçka transformohet. Një ligj ky që vlen dhe për ngjyrën protagoniste të kësaj vere: roza, e cila me reflekse yjore dhe futuristike të dimrit kthehet në portokalli, me majat të kuqe duke dhënë atë efektin që shumë njerëz të botës e quajnë Sunset Blonde.

Një tonalitet, që siç e thotë dhe emri, vjedh perëndimet e nxehta të verës, reflekset e arta, dhe së bashku në flakë i ngjyrosin flokët me një nuancë të nxehtë dhe të shndritshme. Do të ishte ideal për dikë që ka bazën nga bjonde në platin, i bukur për çdo lloj gjatësie floku, dhe flokët shpupurisin në një kërcim refleksesh.

Comments are closed.