Ndryshimet në pamjen e syve tuaj mund të jetë shenja e parë e gjendjes shëndetësore jo të mirë. Në qoftë se vini re ndryshimet si më poshtë, flisni menjëherë me mjekun.

Pika të vogla të verdha në qepalla

Pacientët me këto lezione të mbushura me kolesterol, të quajtura ksantelazma, mund të kenë rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës. Një studim danez i vitit 2011 me rreth 13.000 pacientë, zbuloi se rreth 4% kishin pika të tilla dhe se ata pacientë kishin rreth 70% më shumë gjasa, për të zhvilluar sforcim të arterieve dhe pothuajse 50% më shumë të ngjarë, që të pësonin një atak në zemër gjatë disa dekadave të ardhshme, se sa pacientët pa to.

Qeskat e syve dhe fryrja

Sytë që duken të lodhur mund të jenë një sinjal alarmi për alergjitë, të cilat hollojnë enët e gjakut dhe bëjnë që ato të rrjedhin. Në lëkurën e ndjeshme poshtë syve tuaj, kjo krijon fryrje dhe një njollë të errët ngjyrë të purpurt në blu.

Sytë e fryrë

Janë një simptomë e zakonshme e sëmundjes së Grave, e njohur zakonisht si hipertiroidizmi, ose një tiroide tepër aktive. Emri mjekësor për gjendjen është ekzoftalmos. Përveç syve të fryrë, njerëzit me me këtë sëmundje shpesh përjetojnë humbje peshe, nervozizëm, dhe një puls të shpejtë apo të çrregullt. Sëmundja e Grave është më shumë e zakonshme tek gratë.

Rrethi gri

Nëse keni një histori sëmundjesh zemre në familje, atëherë shfaqja e një rrethi gri në skajin e korneas duhet të jetë një paralajmërim. Ky rreth, që njihet edhe si arkus senilis, mund të jetë një shenjë e kolesterolit dhe triglicerideve të larta, si dhe e rritjes së rrezikut për një atak në zemër. Nëse zhvillohet rrethi gri, doktori do ju kryejë analizat për rritje të lipideve të gjakut. Gjendja është më e zakonshme për personat mbi të gjashtëdhjetat.

Global