Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid, të paktën kështu shkruan gazeta franceze “Le Parisien”. Sulmuesi uellsian po kërkohet me ngulm nga kampionët e PSG-së.

Trajneri Unay Emery po mendon për të sjellë në Francë, “yllin” e madrilenëve, megjithatë gjithçka do të varet nga Mbappe, nëse ky i fundit do të lërë Monacon për Real Madridin.

Nëse 20-vjeçari do t’i bashkohet organikës së Zidane, gjasat janë që Gareth Bale të largohet nga “Santiago Bernabeu”.