Nënkryetarët e LSDM-së dhe deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Petre Shilegov, Muhamed Zekiri, Frosina Remenski dhe Bllagoj Boçvarski sot u takuan me ambasadorin francez, Kristian Timonie.

Në takimin, siç kumtoi LSDM-ja, u bisedua për vijimin e procesece reformuese dhe bashkëpunimit më të madh mes Maqedonisë dhe Francës, me ç’rast bashkarisht u konkludua se muajt e ardhshëm do të jenë kyçe për reformat në Maqedoni. Me këtë rast u vlerësua se ekziston nevojë për bashkëpunim më intensiv mes parlamenteve të të dy shteteve.

“Hyjmë në proces të inkluzivitetit dhe ndërtimit të shoqërisë së re dhe të integruar, siç është edhe ajo franceze dhe me rëndësi do të jetë t’i ndajmë përvojat me deputetët francezë”, tha Shilegov.

Sipas Muhamed Zekirit, duhet shumë të punohet në dialogun ndërpartiak në Kuvend, posaçërisht pas ngjarjeve më 27 prill.

“Përveç lëshimeve nga shumica parlamentare, nevojitet që edhe opozita të bëjë hapa për pajtim, pasi në të kundërtën diskutimi në Kuvend dhe komisionet e Kuvendit do të shkojë vështirë”, tha Zekiri, duke shtuar se emërimi i tij për nënkryetar është hap historik dhe vazhdim i procesit të transparencës së partisë, që ka filluar para tre viteve.