Komandant i ri i kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë është nënkolonel, Erdoan Hasan, i cili deri më tani e kreu, detyrën, shef i seksionit të brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike në Petrovec.
Në kazermën në Kumanovë sot me solemnitet ushtarak u bë pranim-dorëzimi i detyrë komandant i batalionit të parë të mekanizuar këmbësorik të brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, nga komandanti i deritanishëm nënkolonel, Lulzim Nuredini, i cili kalon në detyrë në Komandën e bashkuar operative (KBO).
Komandanti i ri Hasan iu falënderua komandatëve eprorë për besimin të cilin ia japin, duke theksuar se të jesh komandant i njësitit të tillë për të është sfidë.
“Vlerësoj se do t’i arsyetoj vendimet e eprorëve të mi, njëherësh dëshiroj të shpreh bindjen se do ta jap maksimumin tim dhe do t’i shfrytëzoj njohuritë e deritanishme dhe përvojën e fituar në karrierën time të përbashkët që ky njësit të vazhdojë pas rrugës së projektuar dhe të arrijë rezultate akoma më të mira edhe në të ardhmen”, tha komandanti i ri Hasan.
Në solemnitet morën pjesë përfaqësues të ARM-së, të institucioneve shtetërore dhe lokale.