Sipas njoftimit te meteo-alarmit të Shërbimit për punë hidrometeorologjike, gjatë tre ditëve të ardhshme, duke filluar nga neser (e enjte- 29 qershor deri të shtunën -1 korrik) i gjithe territori i shtetit  do të përfshihet me temepratura të fazës së portokalltë.

Ministria e shëndetësisë, në bazë të Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit mbi vendbanimet ne Republikën e Maqedonisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve rekomandon që te lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjecare. Punëdhënësve ju këshillohet që te riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri 17. Ministria e Shëndetësisës rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, veçanërisht u rekomandoket institucioneve për kujdesin e fëmijëve (kopshtet e fëmijëve) të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura në këtë periudhë kohore.
Për qytetarët e vendit kujtojmë se është e nevojshme t’i respektojn  rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi I drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17, mbathje e rrobave të lehta, konsumim i ushqimeve të lehta dhe lëngjeve, mënyrë higjienike e përgaditjes së ushqimit dhe marrje e terapisë së rregullt për pacinetët me sëmundje kronike.
Për shkak të temperaturave të larta që lajmërohen në ditët në vijim potencojmë se duhet vëmendje më e madhe gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit.
Informacione lidhur me valët e të nxehtit në vazhdimsi shpërndahen në faqen e Internetit : www.toplotnibranovi.mk

 

Global