Një person është lënduar më rëndë, ndërsa nëntë më lehtë në 12 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën në Shkup në 24 orët e fundit. Në shtatë prej tyre ka pasur dëme materiale.

Nga ana e policisë rrugore policia janë zbuluar numër gjithnjë e më i madh i kundërvajtjeve dhe atë: shtatë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 20 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer apo të paregjistruara, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonin celular. ndërkaq janë hasur edhe 29 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm, janë mënjanuar 57 automjete, informojnë nga SPB Shkup.