Një banderolë “Basha ik” është vendosur dje në mbrëmje në murin kryesor, në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, raporton CityNews.al.  Nuk dihet se kush janë autorët e këtij veprimi që çon një mesazh të drejtpërdrejt dhe të fortë te kryetari i PD.

Pas rezultatit katastrofik dhe humbjes së tij personale dhe listës që ai iu paraqiti shqiptarëve, demokratët kanë reaguar mjaft ashpër.

Përveç militantëve të thjeshtë, të cilët rebelimin e tyre e shprehin në rrjetet sociale, kanë reaguar dhe drejtues e bashkëpunëtorë të ngushtë të Bashës, duke filluar nga Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Endira Bushati, Leonard Olli, Kreshnik Çollaku, etj, dhe në rast se këta janë mjaftuar me deklaratat dhe qëndrimet e tyre, ka pasur nga ata që kanë shkuar më tej.

Një baner me mbishkrimin “Basha ik”, siç e shikoni dhe në fotot e mëposhtme ndodhet në fasadën kryesore të selisë së PD.

Mësohet se i njëjti slogan i është vendosur edhe në derën e zyrës në të paradhomës kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Vendosja e tyre është kryer pas largimit të kreut të PD dhe asistentëve të tij në orët e para të mëngjesit, por ato janë hequr menjëherë pas rikthimit të asistentëve në zyrë.

Comments are closed.