Mbrëmë në ora 19.30 në rruga rajonale Tetovë-Jazhincë para Rogacevës, një makinë “Audi A4” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.H 33-vjeç nga Slatina, ka dal nga rruga dhe përplaset me një pemë, njofton SPB-Tetovë.
Pas përplasjes shoferi fiton lëndime të lehta, dhe me një makinë tjetër është transferuar në spitalin Klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore, u lirua nga spitali.
Fillimisht arsyeja për këtë aksident është nga shpejtësia e pa kontrolluar, dhe dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 100 mijë denarë./TetovaSot/