Në paraqitjen e parë të afatit të qershorit për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2017/2018, e cili u zbatua në dy ditët e fundit (28 dhe 29 qershor) janë paraqitur 17.179, ndërsa janë regjistruar 11.205 nxënës, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira janë publikuar sot.

Nga nxënësit të cilët janë regjistruar, 8.590 janë për mësim në gjuhën maqedonase, 2.440 nxënës për mësim në gjuhën shqipe, 99 për mësim në gjuhën turke dhe 76 përsëritës.

Sipas llojit të arsimit, janë regjistruar 4.878 nxënës në gjimnaz (3.810 në gjuhën maqedonase, 941 në gjuhën shqipe, 64 në gjuhën turke dhe 63 përsëritës), 6.151 në arsim profesional (4.636 nxënës në gjuhën maqedonase, 1.467 nxënës në gjuhën shqipe, 35 në gjuhën turke dhe 13 përsëritës) dhe 176 nxënës në gjimnazin për sport (114 nxënës në gjuhën maqedonase dhe 32 nxënës në gjuhën shqipe)..

MASH i publikoi shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë në të cilat sipas raporteve të marra ka përfunduar paraqitja e parë në afatin e qershorit.

Regjistrimi ka përfunduar për arsimin në gjimnaz në:

SHMQSH Gjimnazi “Nikolla Karev” – Qyteti i Shkupit,
SHMQSH Gjimnazi “Orce Nikollov” – Qyteti i Shkupit;
SHMQSH “Georgi Dimitrov” – Qyteti i Shkupit;
SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin” – Qyteti i Shkupit;
SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz Tito” – Manastir.

Regjistrimi ka përfunduar për drejtim mjekësor në:

SHMQSH “Dr Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit, për infermiere, teknik dhëmbësh, teknik farmaceutik laborator në paralelet e gjuhës maqedonase dhe gjuhën shqipe, si dhe për teknik fizioterapeut dhe teknik mjekësor laborator në paralelet e gjuhës maqedonase.

Afati i dytë i regjistrimit do të jetë më 5 korrik, ndërsa rezultate do të shpallen ditën e ardhshme, 6 korrik. MASH informon se për paraqitjen e dytë vende të lira ka në shkollat e mesme publike në të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë për gjithsej 24.529 nxënës.

Vende të lira për mësim në gjuhën maqedonase ka 16.118, për mësim në gjuhën shqipe 7.455, për mësim në gjuhën turke ka 819, për mësim në gjuhën serbe janë 34 vende dhe 103 vende të lira për përsëritës.

Sipas llojit të arsimit, në afatin e dytë të regjistrimit vende të lira në gjimnazet ka 6.171 (3.504 për nxënës në gjuhën maqedonase, 2.215 për nxënës në gjuhën shqipe, 344 për nxënës në gjuhën turke, 34 për nxënës në gjuhën serbe dhe 74 për përsëritës), në arsimin profesional ka 18.252 vende të lira (12.554 për nxënës në gjuhën maqedonase, 5.204 për nxënës në gjuhën shqipe, 475 për nxënës në gjuhën turke dhe 19 për përsëritës). Në gjimnazin e sportit, 106 vende janë të lira nga të cilët 60 janë për nxënës në gjuhën maqedonase, 36 për nxënës në gjuhën shqipe dhe 10 për përsëritës.

Në numrin e përgjithshëm të nxënësve dhe vendeve të lira për regjistrimin e dytë në afatin e qershorit nuk është llogaritur numri i nxënësve nga shkollat e mesme të artit, sepse nxënësit në ato shkolla japin provime shtesë.

Në Shkollën e mesme shtetërore, Akademia sportive në vitin e parë janë regjistruar gjithsej 204 nxënës, nga të cilët 116 për futboll, 58 për hendboll, 25 për basketboll dhe pesë në tenis.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se për shkak të interesit të madh të nxënësve për regjistrim në SHMQSH Gjimnazin “Orce Nikollov”-Shkup, ka vendosur që në këtë shkollë të mos zbatohet testim kualifikues, gjegjësisht të pranohen të gjithë nxënësit të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm në të gjitha klasat dhe në të gjitha lëndët mësimore.

Në vitin shkollor 2016/2017 klasën e nëntë e kanë përfunduar 20.712 nxënës. Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm, arsimi i mesëm nga viti shkollor 2008/2009 është i obligueshëm për të gjithë nxënësit.