Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në maj janë më të ulëta për 0,1 për qind në nivel mujor, gjegjësisht për 0,7 për qind në nivel vjetor, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Në krahasim me muajin prill, çmimet shitëse janë më të ulëta në grupet Produkte intermediare përveç energjisë për 0,4 për qind dhe Energjia për 0,1 për qind, ndërsa në grupet Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë janë në nivel të njëjtë.

Lidhur me vitin e kaluar më të ulëta janë çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në grupet Produkte intermediare përveç energjisë për 1,6 për qind, Energji për 0,7 për qind dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,2 për qind.

Global