Banorët e fshatit Krushë e Madhe që nga festa e Fitër Bajramit po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.

Ata thonë se reduktimet e gjata i kanë dëmtuar shumë bizneset e tyre.

Ndërsa në KEDS thonë se këto reduktime janë bërë për shkak të punimeve për përmirësimin e rrjetit.

“S’kemi rrymë, shumë shpesh po nalet. Vetëm dje është ndalë 6 orë. Jemi të maltretuar në këtë drejtim”, tha një qytetar për KTV’në.

Banorët fajësojnë KEDS’in për reduktimet që i quajnë të pakuptimta.

Ndërkohë KEDS njoftoi se reduktimet ndodhën për shkak të punimeve për përmirësimin e rrjetit. Punimet tashmë kanë përfunduar