Trupi i pastorit të Kolorados , i cili ishte në kërkim të një thesari të fshehur me vlerë 2 milion dollarë, është gjetur në lumin Rio Grande të Meksikë.

“BBC” raporton se Paris Wallace,  u shpall i humbur një javë më parë pasi udhëtoi në Malet Shkëmbore pranë Santa Fe duke kërkuar një mburojë prej bronzi dhe disa bizhuteri.

Forrest Fenn, një tregtar sendesh antike, fshehu mburojën në vitin 2010 dhe shkroi një poemë që pretendohet se të çon drejt  thesarit, shkruan syri.net. 52 vjeçari Wallace është personi i dytë në Kolorado që vdes në kërkim të mburojës.

Zyra e mjekëve ligjorë nuk e ka njoftuar ende shkakun e vdekjes së tij.

Thesari në fjalë është një legjendë e vërtete në këtë zonë  dhe nuk janë të pakët ata që nisen cdo vit në kërkim të tij, shumica prej të cilëve gjendet të vdekur.