Ka ndryshuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës, ku nga numërimi i 767 kutive, LSI-ja ka marrë edhe një mandat, duke shkuar në 5.

Mandati që i ka kaluar LSI-së i është zbritur PD-së, duke shkuar kështu në 11 mandate. I pesti në listën e LSI-së është nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ku mesaduket deri tani rezulton deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa, që në nisjen e numërimit në Tiranë, forcë e parë është PS-ja me 17 mandate.

Një mandat në këto zgjedhje ka marrë edhe PDIU. Megjithatë, gara në këtë qark është ende e ngushtë, kur priten ndryshime të rezultateve, duke pasur parasysh se janë edhe 400 kuti pa u numëruar. Në rang kombëtar, PS-ja ka marrë 73 deputetë, PD-ja ka 43, LSI-ja 19, PDIU 4, dhe Tom Doshi që ka fituar mandatin në Shkodër.