Policia e Lezhës ka qënë duke ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim, një qytetar lezhjan, Rudolf Gjikolën, banues në lagjen Skënderbej të Lezhës.

Në një moment të caktuar, policia ka vendosur të bëjë një kontroll të befasishëm të makinës së tij dhe aty ka gjetur një pistoletë Zastava.

Policia e lezhës ia ka referuar dosjen e tij, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, por nuk ka dhënë informacion më të gjërë, pasi procedimi ndiqej me metoda speciale të hetimit.