Pas një sëmndjeje të shkurtër, sot ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare punëtori i Klan Kosovës, Ekrem Syla.
Ai ka punuar si realizator në televizion që tetë vjet ku edhe ka kryer punën e tij me profesionalizëm.
Syla bënte pjesë në grupin e punëtorëve që i dhanë jetë televizionit Klan Kosova.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sonte prej orës 19:00 në varrezat e fshatit Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë.
Stafi i portalit TetovaSot, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe stafit të Klan Kosovës.