Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë mjeshtëri i njohur i zërit në radion e Maqedonisë, Gajur Berisha-Gash.

Ai la pas vetes një biografi të pasur në radion e Maqedonisë, me një numër të madh radio sinkronizimesh, radio drama, emisione për fëmijë, emisione arsimore dhe informative, të cilat janë dëshmitarë të dhuntisë së tij, përkushtimit dhe dashurisë ndaj punës, si një profesionist i vërtet që e bënte të gëzojë respekt nga të gjithë kolegët në RTVM dhe më gjerë.

Veprat e tij janë nderuar më shumë herë me çmime në festivalin e radiove që mbahet në Ohër, por më herët edhe në hapësirat e ish-Jugosllavisë, njofton TVM2.