Për shkak të protestës së shtetasve të huaj, drejtimi rrugor Kriva Pallankë-Kumanovë është ndërprerë prej orës shtatë të mëngjesit, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërprerje të komunikacionit sot prej orës 13 deri në orën 17 do të ketë edhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër në pjesën e fshatit Rajçicë afër Dibrës. Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë, ndërprerja është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, respektivisht, asfaltimit.