Kryqi i Kuq i Republiksë së Maqedonisë dhe Oda e zejtarëve e Qytetit të Shkupit sot do t’i ndajnë certifikatat për 35 persona të cilët i përfunduan trajnimet për zejtarë në kuadër të projektit “Ndërmerr aksion për konkurrencë më të mirë të tregut të punës”.

Qëllimi i projektit, që po implementohet 18 muaj, është të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së personave të cilët janë të izoluar social në tregun e punës dhe të ndikojë në tejkalimin e papunësisë në Maqedoni.

Në ngjarje është paraparë të flasin sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Paunovska dhe kryetari i Odës së zejtarëve, Nikolla Petrov.

Projekti është financuar nga BE-ja në kuadër të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013, IPA komponenti katër.

T mobile In article [4]