Pas shumë polemikash, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arrin një fitore të pjesshme sa i përket çështjes aq shumë të diskutuar për ndalimin e emigrantëve që hyjnë në SHBA nga 6 vende me shumicë muslimane.
Por, në vendimin e kësaj të hëne, Gjykata e bën pjesërisht të zbatueshëm urdhrin të paktën për ata të huaj që nuk kanë lidhje me persona të tjerë që jetojnë në SHBA.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në tetor. Urdhri ekzekutiv për të ndaluar udhëtimin e personave që vijnë nga 6 vende me shumicë myslimane ishte një nga veprimet e para të Presidentit Trump kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë. Deri më tani gjykata nuk është përgjigjur sa i përket çështjes së diskriminimit fetar. Gjashtë vendet me shumicë myslimane janë Irani,Libia,Somalia,Sudan,Siria dhe Jemen.