Pas presionit të vazhdueshëm të Presidentit amerikan Donald Trump, aleanca ushtarake e NATO-s  duket se ka vendosur të rrisë shpenzimet ushtarake për të gjitha vendet anëtare.

Vendet   evropiane të NATO-s dhe Kanadaja do të shtojnë shpenzimet për mbrojtjen për këtë vit me 4,3 për qind, deklaroi sot shefi i aleancës Jens Stoltenberg,

“APF” shkruan se presionet e Presidentit Trump kanë dhe kërkesat e tij që të gjithë të paguajne në mënyrë të barabartë , duket se “u kanë hapur sytë” anëtarëve të NATO-s.

“Për vitin 2017 parashikojmë madje rritje reale vjetore të shpenzimeve prej 4,3 për qind”, tha Stoltenberg.

Trump i ka bere thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj së paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Gjatë vizitës së tij në muajin maj në selinë e NATO-s në Bruksel, zoti Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO-s, duke shqetësuar aleatët .

Theksojmë se vend anëtar i NATO-s është edhe Shqipëria.