Katër batalione ndërkombëtare, të stacionuara në Evropën lindore, tani janë të gatshme të përgjigjen në çdo “agresion rus”, kumtuan sot ministrat e mbrojtjes të tetë vendeve-anëtare të NATO-s, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Kanadasë, të cilat për momentin kryesojnë katër “grupe ushtarake” multinacionale në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

“Sot bëjmë të ditur se ato batalione janë të gatshme dhe të afta që të kundërshtojnë dhe nëse është e nevojshme edhe të përgjigjen në agresionin nga cili do lloj”, theksohet në kumtesën e përbashkët të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.