Samir Nasri mund të transferohet në Serie A

Sipas Calciomercato.com, disa menaxheri i kanë ofruar Milanit mesfushorin francez, Samir Nasri.

Ish ylli i Arsenalit dhe Marseilles në sezonin e fundit ishte pjesë e Sevillas në formë huazimi, .

Ai është nën kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2019, por Pep Guardiola nuk llogarit në shërbimet e francezit.

Thuhet se Rossonerët fillimisht nuk kanë shprehur interesim që ta transferojnë Nasrin, vlera e të cilit është rreth 20 milion euro.

Kurse, Nasri e ka një ofertë të majme nga ekipi kinez, Shanghai Shenhua, i cili i ka ofruar 14 milionë euro në sezon.