Napoli është shumë pranë mbrojtësit të majtë të Romës, Mario Rui

Sport Italia njofton se Napoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Romës, Mario Rui, i cili edhe më herët kishte punuar me trajnerin Mauricio Sarri në Empoli.

Agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi sot është takuar me drejtuesit e Romës, ku i kanë njoftuar se lojtari dëshiron të transferohet në Napoli.

Rui tashmë ka arritur marrëveshje me Napolin deri në vitin 2022, ndërsa do të përfitojë më shumë se sa tek Roma.

Mbrojtësi italian verën e kaluar ishte transferuar në Romë, por pas një lëndimi të gjatë, nuk arriti që të kthehej dhe të luante rregullisht për skuadrën e parë