Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka lënë sot Spanjën për të shkuar në Londër, ku do të vazhdojë përgatitjet për grand slemin e Wimbledon, që nis pas 10 ditësh. Luhet në fushat me bar, një sipërfaqe e re për spanjollin, që mund të mbyllë aventurën në Londër në krye të renditjes botërore në rast se triumfon. Këtë vit, Nadal ka fituar 43 ndeshje dhe ka humbur në vetëm 6, një paraqitje e mirë, që e bën optimist për të ardhmen.

Spanjolli nuk do të zhvillojë asnjë ndeshje në prag të Wimbledon, pasi ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur. “U tërhoqa nga turnetë, pasi u përgatita në Majorka, në fushat me bar që janë këtu. Sezoni në fushat me dhe ka qenë i vështirë dhe i lodhshëm, ndaj dhe periudha për t’u përgatitur për Londrës ka qenë më e gjatë. Unë synoj një paraqitje të mirë”, tha Nadal, që në Wimbledon ka fituar dy herë, në vitet 2008 e 2010.

“Kjo është një sipërfaqe jo fort e dashur për mua, por unë jam gati të provoj shanset e mia. Kam besim te vetja, paraqitja e deritanishme më motivon për të dhënë maksiumin në fushë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe të fitoj, më pas të shohim për kreun e renditjes”, tha Nadal, që mund të jetë numri 1 në botë në mesin e korrikut.

Global

“Kam besim te vetja, paraqitja e deritanishme më motivon për të dhënë maksiumin në fushë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe të fitoj”.

T mobile In article [4]